Sport

Nuk ka paqe për Ibra-n, u lëndua në momentin që do të hynte në lojë


Ishte gati të inkuadrohej në lojë, por Zlatan Ibrahimovic-it i ndodhi një e papritur në ndeshjen e sotme që Milan-i e mposhti Lecce-n me rezultat 2:0.

Stefano Pioli e kishte futur Ante Rebic si sulmues kryesor në këtë ndeshje për shkak të mungesës së Olivier Giroud.

Inkuadrimi i Ibra-s pritej të ndodhte pas minutës së 60-të, por në momentin e nxehjes, ai ndjeu një dhimbje muskulore që do ta detyronte të rikthehej në stol, duke e shqetësuar më tej Pioli-n.

Ibrahimovic sigurisht që nuk është zgjedhja e parë e trajnerit që e di shumë mirë se çfarë mund t’i japë suedezi këtë sezon.

Foto Spada/LaPresse 23 Aprile 2023 – Milano , Italia – sport, calcio -Ac Milan vs Lecce – Campionato italiano di calcio Serie A TIM 2022/2023 – Stadio San Siro. Nella foto: Zlatan Ibrahimovic (A.c. Milan);
Aprile 23 , 2023 Milan , Italy – sport, calcio – Ac Milan vs Lecce – Serie A Football Championship 2022/2023 – San Siro Stadium . In the pic: Zlatan Ibrahimovic (A.c. Milan);

Sky Sport tregon sesi në minutën e 65-të suedezi u detyrua të ndalojë. Papritur 41-vjeçari ndjeu se diçka filloi ta shqetësonte pas ngrohjes së gjatë.

Ai kthehet ne stol i shoqëruar nga mjeku i masazhit, Marco Paesanti, i cili duhej të mbështeste suedezin.

Për të kuptuar tani, nga kontrollet e mëtejshme, nëse lojtari do të detyrohet të bëjë një tjetër ndalesë të sezonit të tij zhgënjyes, apo ky i sotmi është vetëm një shqetësim i vogël.

Kujtojmë që Ibra ka luajtur vetëm 144 minuta në këtë sezon në Serie A përgjatë katër ndeshjeve, prej të cilave e ka shënuar edhe një gol.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore