
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një komunikim për shtyp bëri me dije se inflacioni do të ulet gradualisht përgjatë vitit 2023, ndërsa pritet që të arrijë objektivin ne 2024-ën.
Sipas tij, inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një rritje të lehtë në muajin tetor dhe një reduktim të moderuar në muajin nëntor.
“Ekonomia shqiptare pritet të rritet në të ardhmen, ndonëse ritmi i rritjes pritet të vijë në ngadalësim në afatin e shkurtër dhe të rritet drejt potencialit në afatin e mesëm”, theksoi ai.
Për Sejkon, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se normalizimi i deritanishëm i qëndrimit të politikës monetare ka kontribuuar në zbutjen e presioneve inflacioniste.
Kështu, gjatë ditës sotme u vendos që të mos ndryshohet qëndrimi për politikën monetare.
“Në këndvështrimin e shportës së konsumit, ecuria e inflacionit në këto dy muaj u përcaktua nga rënia e çmimit të naftës dhe të kostove të transportit, si dhe nga luhatje në kahe të kundërta të çmimeve të artikujve ushqimorë”.
Duke e parë në këndvështrimin makroekonomik, Sejko theksoi se ecuria e inflacionit u përcaktua nga reduktimi i efektit direkt të inflacionit të importuar.
Për sa i përket tregut të punës, guvernatori ravijëzoi se ka shfaqur ecuri pozitive.
“Punësimi në ekonomi u rrit me 4.2% në terma vjetorë, norma e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.6%, ndërkohë që paga mesatare në sektorin privat shënoi një rritje vjetore prej 12.4%”.
Bazuar në komponentët e lartpërmendur, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës ravijëzoi se do të mbahet e pandryshuar norma bazë e interesit, në nivelin 2.75%, norma e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75% dhe norma e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lea Ypi ironizon me Braverman: Ftoi delegacionin shqiptar për “çaj mali” në Home Office
-
Rama zyrtarizon shpërblimin prej 5 mijë lekësh për pensionistët
-
COD-i ekspozon koleksionin e rrallë të surrealistit Gjelosh Gjokaj
-
“Rikthimi i prokurorit Besnik Cani”, ONM-ja shpreh shqetësimin për projekt-vendimin e KLP-së