Sport

Nuk ka dyshime për Ronaldo-n, Portugalia do të kualifikohet në Katar


Portugalia bëri një hap fals, duke humbur në momentet e fundit ndeshjen kualifikuese ndaj Serbisë, me rezultat 1:2.

Ky dështim nga ana e portugezëve, do t’ua vështirësojë punët atyre, pasi që pjesëmarrjen në Kupën e Botës duhet ta kërkojnë përmes ndeshjeve të fazës play-off.

Një dështim i madh ky nga ana e portugezëve, duke pasur parasysh që edhe barazimi do t’ua garantonte atyre pjesëmarrjen në Katar.

Pas ndeshjes reagoi kapiteni i portugezëve, Cristiano Ronaldo, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, inkurajoi shokët e skuadrës së tij pas kësaj disfate.

“Futbolli na ka treguar se ndonjëherë vështirë është të shkhohet te rezultatet e dëshiruara. Rezultati i djeshëm ishte i vështirë, por jo i mjaftueshëm për të na rrëzuar”, shkruan Cristiano Ronaldo në Instagram.

“Objektivi për të qenë në Kupën e Botës 2022 është ende i gjallë dhe ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të shkuar atje. Nuk ka justifikime. Portugalia do të shkojë në Katar”, tha CR7.

Sa i përket ndeshjes, Ronaldo luajti për 90 minuta, por pavarësisht se tregoi një lojë të mirë, ai nuk arriti që të lërë gjurmë në atë takim.

Portugalia ishin të parët që kaluan në epërsi që në minutën e dytë, me golin e realizuar nga Renato Sanches, por serbët barazuan rezultatin në minutën e 33-të, me golin e realizuar nga Dusan Tadic.

Kur të gjithë prisnin fundin e takimit dhe kualifikimin e Portugalisë në Katar, ishte sulmuesi i skuadrës angleze, Fulham, i cili kaloi kombëtaren e tij në epërsi, për t’i dhënë një kualifikim direkt në Kupën e Botës.

Kjo do të jetë hera e tretë që Serbia merr pjesë në një Kupë Bote.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore