Lajme

Nuk ka asnjë provë që Rusia do të kufizohet në Donbass, thotë ambasadorja amerikane


Shtetet e Bashkuara nuk shohin ende provat për të supozuar se Rusia do të kufizojë vëmendjen e saj vetëm në Donbass.

Kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith në një intervistë për multi-medialin amerikan CNN.

“Ne kemi prova që rusët nuk arritën qëllimet e tyre fillestare. Pra, të merrte Kiev-in në vetëm pak ditë. Për shkak të kësaj, mendoj se Rusia po rivlerëson dhe ata e bënë të qartë se do të ndryshojnë taktikat e tyre, por le të presim pak”, tha fillimisht Smith.

Sipas ambasadores, gjatë ditëve të ardhshme, Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe qeverinë e Ukrainës, do të kërkojnë prova për këtë ndryshim.

Smith komentoi gjithashtu nëse NATO do t’i sigurojë Ukrainës avionët luftarakë që i nevojiten për të luftuar Rusinë.

“Ne kemi folur me Presidentin Zelensky shumë herë gjatë javëve të fundit. Kemi dëgjuar kërkesa për ndihmë. Në shumë raste kemi dorëzuar armë kundërajrore dhe antitanke, po vlerësojmë nevojat e tyre për mbrojtjen ajrore”, shtoi ajo në deklaratën e saj.

Kujtojmë se më herët Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, njoftoi ndarjen e 800 milionë dollarëve për të ndihmuar Ukrainën në fushën e sigurisë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se të shtunën administrata e tij dha leje për 200 milionë dollarë të tjera, ose ishte e mundur të kryente një furnizim të përhershëm me armë dhe municione në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore