Sport

Nuk do që të jetë zgjidhja e dytë, Dean Henderson kërkon largimin nga United


Portjeri i akademisë së United, surpriza e sezonit 2019/’20 sa ishte në huazim te Sheffield, Dean Henderson, kërkon largimin nga djajtë e kuq.

Henderson u rikthye te United këtë sezon, pasi udhëheqësit e klubit e vlerësuan veren e 2020-ës si kohën e duhur.

Por, Dean Henderson ka pasur shumë pak raste këtë sezon, duke qenë zgjedhja e dytë pas David de Gea-s.

Anglezi 23 vjeçar, siç raportojnë shumë tabloide angleze, do kërkoj largimin nga United në sezonin e ardhshëm.

Ai është i nervozuar me mungesën e minutave në Premier League, dhe nuk ka qëllim që të jetë zgjidhje e dytë pas De Gea-s.

Portjeri pakënaqësinë e tij ia ka shprehur edhe trajnerit norvegjez të Manchester United, Solskjaer.

Disa figura të mëdha në klub besojnë që Henderson është e ardhmja e klubit, dhe që koha e De Gea-s në qytetin e Manchester-it, po vjen drejtë fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore