Përballje

Nuk befason Barcelona, shkatërron Betisin në Camp Nou, vazhdon sigurt drejt titullit


Ilustrim

Barcelona ka fituar ndeshjen me rezultat të thellë ndaj Real Betisit në gjiron e 32-të në La Liga, duke mos lejuar kështu ndonjë befasi.

Blaugranasit kanë fituar me rezultat 4:0. Që nga fillimi ndeshja u dominua nga vendasit.

Serinë e golave e hapi mbrojtësi danez Andreas Christensen, pas asistimit të sulmuesit brazilian Raphinha.

Gjërat u përkeqësuan më shumë për Betisin kur mesfushori i tyre, Edgar Gonzalez, në minutën e 33-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë kështu fushën e lojës dhe ekipin e tij në vështirësisë.

RED CARD! Edgar Gonzalez (Betis) makes a bad challenge and receives a second yellow card from Carlos Del Cerro. He can have an early bath.

Pas kartonit të kuq për Barcelonën u lehtësuan gjërat dhe fitoren e kishte në duar.

Në minutën e 36-të, qendërsulmuesi polak nga radhët e Barcelonës, Robert Leëandowski, shënoi golin e dytë, dhe pas tre minutave vie edhe goli i tretë për blaugranasit nga braziliani Raphinha.

Robert Lewandowski (Barcelona) gets on the end of a pass inside the box and fires into the bottom left corner. The goalkeeper was helpless.

Kështu përfundoi pjesa e parë e takimit.

GOAL DISALLOWED! Controversy and anger as Raphinha (Barcelona) has a goal ruled out, incredibly, for offside.

Ndërsa, në pjesën e dytë, pasi që e kishin epërsinë, lojtarët e ekipit katalunas nuk ishin të interesuar edhe aq shumë për të shënuar më.

Në pjesën e dytë Barcelona shënoi vetëm një gol. Goli në fakt ishte autogol, pasi që mesfushori argjentinas në radhët e Betisit, Guido Rodriguez, shënoi në portën e tij.

Me këtë fitore Barcelona vazhdon sigurt rrugën drejt titullit kampion në La Liga.

Me këtë fitore ata kanë arritur plotë 79 pikë, duke iu larguar vendit të dytë që e mban rivali i tyre, Real Madridi, për 11 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore