Paris 2024

Notarja paraguaiane largohet nga fshati olimpik: Krijoi një mjedis të papërshtatshëm


U largua për krijimin e një “mjedisi të papërshtatshëm brenda ekipit të Paraguait”.

Kështu mbyllen Lojërat Olimpike të Parisit për Luana Alonso, notare e Amerikës së Jugut, e cila ditët e fundit çuditërisht kishte paralajmëruar tërheqjen nga të gjitha garat për të “shkuar të studiojë në Shtetet e Bashkuara dhe të vazhdojë karrierën e saj shkencore”.

Federata e Paraguait urdhëroi atleten të mos paraqitej më në fshatin Olimpik.

Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë ka bërë e reja për të provokuar një masë kaq ekstreme.

Alonso u eliminua menjëherë më 27 korriku, por, ajo mbeti në Paris, pavarësisht njoftimit të tërheqjes nga garat e tjera.

Vendimi ishte një surprizë edhe për federatën e Amerikës së Jugut, e cila komentoi në një shënim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore