Udhëtime

Norvegjia renditet si vendi me standardin më të lartë të jetesës


Norvegjia është votuar si vendi më i mirë në botë për cilësinë e jetës, sipas renditjes më të fundit të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor të Kombeve të Bashkuara. Ajo ka qëndruar në vendin e parë për disa vjet. Renditja bëhet në varësi të disa cilësive si jetëgjatësia, vitet mesatare të shkollimit dhe të ardhurave bruto ndërkombëtare.

Kultura në këtë vend ka të bëjë me ndërgjegjen e lartë të njerëzve , disiplinën urbane për të mos shkelur ligjin, duke zotëruar rrjedhimisht një ndërgjegjësim juridik dhe etik. Gjithashtu Norvegjia shquhet për familje që funksionojnë dhe kanë të kultivuar ndër shekuj dashurinë për punën, dijen, dhe ambientin.

Ky vend bën diferencën për të ardhura të larta nga sektorë privat. Zbulimi i naftës dhe gazit në vitet 1960-ën i dha vendit një nxitje ekonomike që vazhdon dhe sot.

Ajo gjithashtu ka nivele jashtëzakonisht të ulëta të papunësisë në krahasim me vendet e tjera në botë, gjë që e bën një vend jashtëzakonisht produktiv. Sistemi arsimit është renditur ndër më të mirët kohët e fundit.

Pas ndarjes nga Danimarka, vendi zhvilloi një traditë të pasur letrare. Sot ajo renditet ndër vendet udhëheqëse në librat e botuar për frymë.

Ndër sfidat kryesore të këtij shteti është luftimi i refugjatëve dhe pakicave etnike. Sfidat e tjera përfshijnë sigurinë sociale të vendit me një popullsi të plakur, dhe luftën për të qenë ekonomikisht konkurrues ndërsa çmimet globale të naftës bien.

Norvegjia diferencohet edhe për bukuri natyrore, me një histori magjepsëse dhe kulturë të pasur. Klima është e ftohtë, duke bërë që turizmi dimëror të jetë më i zhvilluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore