Shqipëria

Norma e papunësisë zbret në 10.7% në tremujorin e dytë


Në Shqipëri, shkalla e punësimit ka rënë në 10.7 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2023.

Një rënie me 0.4 pikë përqindjeje në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), shkalla e punësimit për personat e moshës 15 deri në 64 vjeç u rrit në 67,4 për qind për atë periudhë kohore.

Një rritje kjo, me 2,7 pikë përqindjeje më shumë se periudha e një viti më parë.

Në periudhën prill-qershor, shkalla e papunësisë te meshkujt ishte 11 për qind, ndërsa te femrat 10.4 për qind.

Shkalla e papunësisë, gjatë tremujorit të dytë, te personat e moshës 15 deri në 29 vjeç u rrit në 22,3 për qind.

2,1 pikë përqindjeje nga e njëjta periudhë e vitit 2022.

Sipas të dhënave zyrtare në tremujorin e dytë të vitit, numri i të rinjve të punësuar në moshën 15-29 vjeç ishte rreth 12,400 më i ulët se periudha përkatëse e një viti më parë, me rënie 4.6%.

Rritje shënoi edhe treguesi i papunësisë, kur për prill-qershor 2023 ishin 5 mijë e 733 të rinj të papunë më shumë se në tremujorin e dytë 2022, me një rritje vjetore 8%.

Shifrat zyrtare mbi punësimin e të rinjve, veç dobësive në tregun e punës, tregojnë për tranzicionin demografik që po kalojnë, me ritmet e larta të emigracionit dhe rënien e lindjeve.

Statistikat zyrtare tregojnë se në tremujorin e dytë 2023, numri i të punësuarve 15 vjeç e lart ishte 53 mijë e 454 persona më shumë se para pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore