Nonshalancë Milleriane e Kunderiane

Para nesh e kemi romanin e dytë të shkrimtarit dhe të ish-rockerit të njohur, Migjen Kelmendit, i cili viteve të tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta llogaritej të ishte fjala e parë dhe pika e fundit në rock muzikën kosovare. Migjeni i tillë vërtetë ishte i njohur në çdo skutë, por vetëm përbrenda kufijve të Kosovës. Se fama e tij do t’i tejkalonte kufijtë hapësinorë dhe kohorë në të gjitha drejtimet, autori i këtyre rreshtave është thellësisht i bindur, sepse për këtë do të përkujdesen dy romanet e tij: Gryka e Kohës dhe Darka ndër bomba
SHFLETO