Pajisje

Nokia dhe Samsung-u, marrëveshje për licensimin e patentave


Kompania finlandeze e telekomunikacionit, Nokia, ka arritur një marrëveshje me Samsung-un për licensimin e patentave që mbulojnë risitë e saj në standardet e videos.

Agjensia e lajmeve, Reuters, tregon se kompanitë nuk i kanë bërë të ditura kushtet financiare të marrëveshjes, megjithatë Samsung-u pritet të paguajë shuma të mëdha kundrejt këtyre patentave.

Lidhur me to, Nokia pretendohet të disponojë rreth 20 mijë patentime familjare, përfshirë këtu 3 mijë e 500 që janë të deklaruara dhe thelbësore për rrjetin 5G.

Sipas Reuters, marrëveshja ndërmjet kompanive vjen disa muaj më vonë se Ericsson-i, rivali i tyre në treg, ngriti një proces gjyqësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Samsung-ut. Procesi kishte të bënte me një mosmarrëveshje lidhur me pagesat e patentave dhe licensimit të tyre.

Nga ana tjetër, Komisioni Ndërkombëtar i Tregtisë në SHBA, ka njoftuar muajin e kaluar se do të hapte një hetim pas pretendimit të Ericsson-it kundër Samsung-ut me pretendimin se ka shkelur disa nga patentat e saj në rrjetin 4G.

Pjesë e shkeljes është pretenduar të përfshihet edhe gjenerata e ardhshme e sistemeve të komunikimit telefonik wireless, 5G.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore