Sport

Njihuni me yjet e futbollit që janë pa kontratë


Teksa Paul Pogba dhe Angel di Maria po shkojnë drejt Juventus-it, Andreas Christensen dhe Franck Kessie po shkojnë te Barcelona. Të katërt si lojtarë të lirë në tregun e transferimeve.

Por, kush janë disa nga yjet e futbollit që ende nuk e kanë zbuluar të ardhmen e tyre?

Jesse Lingard, Edinson Cavani dhe Juan Mata janë tre ish-lojtarë të Manchester United që aktualisht nuk kanë kontratë me asnjë klub. Të tre kane oferta, por asgjë konkrete.

Paulo Dybala pasi përfundoi kontratën me Juventus-in, nuk e ka vendosur ende të ardhmen e tij. Ai ka oferta nga Inter-i dhe Milan-i.

Christian Eriksen, pas asaj prag tragjedie që kaloi në Euro 2020 u rikthye të luajë. Pas një sezoni te Brentford, ai tashmë është lojtar i lirë. Manchester United dhe Tottenham interesohen për shërbmet e tij.

Ousmane Dembele nuk pranoi rinovimin e kontratës me Barcelona-n për shkak të kushteve ekonomike. Ai është i lidhur me një kalim të mundshëm te Chelsea ose PSG, por edhe në këtë rast asnjë konkrete.

Luis Suarez mbylli zyrtarisht aventurën me Atletico Madrid-in. Ylli uruguajan është pa kontratë dhe gjendet mes Evropës dhe Amerikës së Jugut. Ai ka ofertë nga Aston Villa dhe Boca Juniors.

Isco gjithashtu përfundoi aventurën e tij me Real Madrid-in. Mesfushori spanjoll nuk rinovoi dhe për pasojë është lojtar i lirë në treg. Ai kërkohet nga Real Betis dhe Sevilla.

Marcelo u largua nga Real Madrid. Klub me të cilin fitoi 25 trofe. Legjenda madrilene ka oferta nga Marseille dhe Fenerbahçe.

(Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Cesc Fabregas përfundoi kontratën me Monaco-n dhe ende nuk ka gjetur një klub te ri. Spanjolli nuk ka shumë oferta, por nuk përjashtohet një kalim i tij në MLS amerikane.

Të tjerë lojtarë me parametra zero që kanë luajtur në nivele të larta janë: Federico Bernardeschi, Adnan Januzaj, Andrea Belotti, Alessio Romagnoli, Thomas Strakosha, Dries Mertens, David Ospina, Zlatan Ibrahimovic, Serge Aurier, Dani Alves, Dan-Alex Zagadou, Alex Witsel etj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore