Kultura

Njihuni me disa kuriozitete të Zanzibarit


Zanzibari është një rajon gjysmë-autonom dhe një ishull në Oqeanin Indian. Edhe pse zyrtarisht i përket Tanzanisë, në pothuajse të gjitha aspektet, politikë, fe, kulturë, madje edhe ushqim ai ndryshon nga ai vend. Populli Suahilian jeton në bregun lindor të Afrikës dhe ishujt e saj. Ata gjithashtu flasin gjuhën Suahile me të njëjtin emër.

Popullsia është pothuajse tërësisht myslimane. Sot, në shumicën e fshatrave dhe qyteteve ku Suahilishtja është shumicë, xhamitë janë themeli i jetës dhe zbatohet feja islame. Sidoqoftë, disa komunitete përfshijnë elemente të besimeve tradicionale afrikane në fenë e tyre.

Koha

Në kulturën Suahili, një ditë e re fillon para lindjes së diellit, jo mesnatë, që do të thotë se është ora shtatë e mëngjesit, te ata në të vërtetë është ora një, dhe ora shtatë e mbrëmjes është në orën një të natës.

Përshëndetja është shumë e rëndësishme

Shpesh është turbulluese për turistët sepse ata kanë paragjykime dhe mendojnë se popullata dëshiron t’u shesë diçka. Megjithatë, ky nuk është rasti. Përshëndetjet janë pjesë e kulturës së tyre. Përshëndetjet më të përdorura janë “Mambos” dhe “Jambos”, ndërsa “Shikamoo” i drejtohet dikujt që e njohin më pak.

Ngadalësia

Në Zanzibar, jeta është e ngadaltë dhe orari i punës nuk ka gjithmonë kuptim.

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore