Lajme

Njerëzit me demencë, dy herë më të rrezikuar nga COVID-i


Sipas një studimi të kryer nga Universiteti amerikan, njerëzit me demencë kanë dy herë më shumë gjasa për tu prekur nga coronavirus-i.

Hulumtimi u bë duke parë të dhënat e 62 milionë njerëzve, në regjistrat shëndetësorë elektronikë të Sheteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky përfundim, nuk mund të shpjegohet vetëm prej faktorëve tipikë, si mosha e vjetër, mbipesha, astma apo sëmundjet kardiovaskulare.

Studimi preku dhe një anë tjetër të hulumtimit, atë ku njerëzit me ngjyrë dhe me demencë ishin më të predispozuar se të tjerët për tu infektuar.

Ky zbulim për ekspertët ka shumë të ngjarë të pasqyrojë faktin se njerëzit me ngjyrë në përgjithësi, janë  prekur më shumë gjatë pandemisë.

Njerëzit me demencë janë më të varur nga të tjerët përreth tyre për të kryer gjërat minimale, si mbajtja e një maske, dhe distancimi shoqëror”, tha Kenneth Langa, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Michigan-it.

Pse njerëzit me demencë janë më të prekur nga coronavirus-i?

Sipas studimit, njerëzit me demencë mund të kenë një “element te dobët” siç është mungesa e lëvizshmërisë së muskujve. Kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë te rezistenca e tyre ndaj infeksioneve.

Ekspertët, vunë në dukje se studimi ishte i kufizuar fakti që nuk kishim një qasje në informacionin socio-ekonomik, i cili mund të siguronte një shpjegim për faktorët e rrezikut.

Infeksioni i coronavirus-it shoqërohet me një përgjigje inflamatore që ndikon në enët e gjakut dhe aspektet e tjera të sistemit. Shumë njerëz me demencë tashmë kanë dëmtime vaskulare, të cilat mund të komplikohen ose shumëfishohen nga Covid-19.

Në të vërtetë, autorët e studimit ndanë pacientët sipas llojit të demencës të renditur në regjistrat elektronikë dhe zbuluan se njerëzit me demencë vaskulare kishin një rrezik më të madh për infeksion sesa njerëzit me Alzheimer ose lloje të tjera.

Të dhënat pasqyrojnë vetëm njerëzit që kanë bashkëvepruar me sistemin e kujdesit shëndetësor. Aty nuk përfshihen pacientët e izoluar dhe të varfër që e kanë më të vështirë të shkojnë te mjekët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore