Lajme

Një “xhip të zi” – dhurata e Kastratit për Kurtin


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, duke ironizuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ia dhuroi një veturë të vogël lodër. Kjo, pasi që sipas tij, i njëjti thoshte se nuk duhet përdorur xhipat e zinj derisa tash sipas Kastratit po përdoren nga vetë Kurti e u përdorën edhe për fushatë.

Kastrati, gjatë seancës plenare ku po diskutohet për projektbuxhetin për vitin 2022, ka pyetur Kurtin se sa para ka ndarë për “xhipat e zinj”.

“Nëse e dëgjon kryeministrin thoshte se i ka ndërmarrë 396 vendime, se i kemi bërë investimet, kemi ndarë milionat për këto kategori, por pyetja është se sa ka ndarë ai për xhipat e zi, sepse koha dhe arkiva na tregojnë më së miri se si ndërlidhet fjalët dhe veprimet politike me ato konkrete”, është shprehur Kastrati.

“Albini thoshte politikanët me xhipat e zi, politikanët me truprojat, kjo është arkiva kurse koha e sotme na tregon me këto 15 xhipa për fushatë zgjedhje lokale, kësi xhipa të policisë duke harxhuar naftë, prandaj është dashur që në këtë buxhet të rezervojnë një linjë për naftën se iu duhet për zgjedhjet e ardhme”, shtoi ai.

Derisa theksoi se rritja ekonomike që sipas tij qeveria aktuale po e bën “nuk han më pazar”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati

“Pa dashur ta banalizojë, desha t’iu tregojë se me këto retorika nuk mbrohet ky buxhet. Kërkohet program dhe kandidatura serioze”, shtoi ai.

Ai ka përmendur edhe punëtorët e Ferronikelit, për të cilët thotë se kanë bërë dy herë protesta para objektit të qeverisë, dhe se të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje.

“Duhet t’i takoni punëtorët e Ferronikelit, që dy herë në protesta kanë bërë dhe asnjë zyrtarë në rrugë nuk e keni dërguar për t’i takuar. Arsyetimi i juaj dhe disa nga këta nga mesi që herë po zverdhen, herë po skuqen, herë po nxihen, më janë bërë si United Colors of Beneton, prej 14 nëntorit, po më duket se është shumë bajat se ka pasur faj ajo qeveri ose kjo qeveri”.

“Mirë, në rregull po pajtohemi që e kemi bërë krejt zi, hipotetikisht po flasim, por kështu nuk mund të shkoni pafundësisht, sepse duhet të gjeni zgjidhje sepse jeni 50 për qind, që ta rregulloni këtë projektbuxhet më mirë. Mos akuzoni tërë kohën për të kaluarën, i keni të gjitha mekanizmat dhe instrumentet”, përfundoi Kastrati.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore