Lajme

Një vit me Omicron-in, varianti më jetëgjatë i coronavirus-it


Ka kaluar një vit që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli zbulimin e varianti të ri të coronavirus-it, Omicron.

Në pak javë ai zëvendësoi variantin e mëparshëm Delta dhe u bë mbizotërues në mbarë botën.

Variantet kryesore kishin ndjekur njëra-tjetrën edhe për muaj më vonë. Kurse me Omicron-in gjithçka ndryshoi.

Është varianti i parë që mbush plot një vit. Ai nuk është zëvendësuar nga variante të tjera. Përkundrazi, ka shpërthyer në nën-variante të vetat.

Shkalla e mutacionit “të brendshëm” të Omicron-it është avantazhi i tij i vërtetë evolucionar.

Prevalenca e Omicron-it në botë ka ndihmuar në këtë kuptim: prej numrit të lartë të infektimeve, virusi ka pasur miliarda mundësi për të mutuar.

Biologu kompjuterik Ben Murrel bashkë me kolegët e tij po gjurmon më shumë se 180 nën-variante të Omicron-it që kanë ndryshuar në mënyrë të pavarur.

Nën-variantet u shpëtojnë të njëjtave antitrupa falë mutacioneve në të njëjtat vende të proteinës së tyre, mutacione që këto variante kanë zhvilluar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri.

Ndryshe quhet konvergjencë.

Është një proces evolucionar që çon në rezultate të ngjashme që Charles Darwin identifikoi rreth 160 vjet më parë kur shqyrtoi se si zogjtë dhe lakuriqët e natës kishin evoluar veçmas krahë që funksiononin në në mënyrë shumë të ngjashme.

Ne nuk e dimë se cila do të jetë dinamika e ardhshme e SARS-CoV-2, por dimë se lloji i evolucionit të Omicron-it vë në rrezik mbi të gjitha rezistencën e antitrupave monoklonale më pak se të vaksinave, edhe sepse ato janë përditësuara.

Studimet zbulojnë se antitrupat e tyre neutralizojnë më mirë BQ.1.1 dhe nën-variante të tjera të reja, ndryshe nga antitrupat e prodhuar nga vaksina origjinale COVID.

Një lajm i mirë në historinë e evolucionit të virusit është se edhe nën-variantet e reja nuk duken më vdekjeprurëse se format e para të Omicron-it.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore