Lajme

Një veterane e luftës në Kosovë vritet në Lviv


Në Qendrën Ndërkombëtare të Paqeruajtjes dhe Sigurisë, e njohur si poligoni stërvitor Yavoriv, ​​ishin mbledhur vullnetarët e huaj që priteshin të ndihmonin forcat ukrainase në rezistencën e tyre.

Kjo, përpara se 30 raketa ruse të shkatërronin gjithçka.

Mes tyre kishte trajnerë, ushtri ukrainase por më së shumti vullnetarë që mbërritën nga jashtë.

“Nuk mund të konfirmoj praninë e të huajve në mesin e viktimave”, do të shprehej më vonë gjatë ditës zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kiev-it, Markian Lubkivsky.

Por me kalimin e orëve u bë e qartë. Nuk kishte vetëm ukrainas në Yavoriv.

Këtu do të kalonte edhe veterania e misionit në Kosovë, Joyce Koster.

Të shtunën ajo u largua me një grup nga baza në front.

“Mund të them vetëm se grupi ynë prej 16 burrash është i kompletuar dhe ne i besojmë plotësisht njëri-tjetrit. Ne jemi absolutisht gati për betejë”, u kishte deklaruar gjithmonë holandezëve çdo ditë përpara se të largohej nga baza.

Ndërsa më shumë se një milion njerëz aktualisht po përpiqeshin të iknin nga Ukraina, ish-ushtarja holandeze (ajo dikur ishte në një mision në Kosovë) Joyce vendosi vullnetarisht të udhëtonte në zonën e shkatërruar nga lufta. Për të ndihmuar në luftë, për të ndihmuar njerëzit atje.

Në qendër kishte mijëra prej tyre, të cilët erdhën nga e gjithë bota për të ndihmuar Ukrainën; Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Australi dhe nga Evropa.

Sipas raportimeve të mediave holandeze, “një numër i paspecifikuar i anëtarëve të milicisë së huaj në Ukrainë që u nisën nga Holanda u plagosën në sulm”.

Këtë e ka konfirmuar edhe koordinatori kombëtar holandez i grupit të milicëve vullnetarë, Gert Snitselaar në gazetën holandeze “De Telegraaf”.

Gjatë pasdites, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, Igor Konachenkov, në një konferencë në Moskë skanoi buletinin e vdekjes.

Ushtria ruse vrau 180 “mercenarë të huaj” në sulm.

Shifra shumë më të larta se sa numri i dhënë nga ukrainasit që flasin për 35 viktima.

“Ne do të vazhdojmë të eliminojmë mercenarët e huaj që mbërrijnë në Ukrainë”, ishte paralajmërimi i zyrtarit rus.

Marrë dhe përshtatur nga Corriere della Sera për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore