Lajme

Një rrahje larg zemrës artificiale?


Transplantimi i një zemre tërësisht artificiale është kryer me sukses të një pacient në Napoli të Italisë.

Zemra bioprotetike, e modeluar nga kompania franceze Carmat, tashmë është në përdorim te pacientët në mjediset e provave klinike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por ky operacion shënon shitjen dhe përdorimin e parë komercial të produktit.

Në dhjetor të 2020-ës, Carmat mori miratimin nga Bashkimi Evropian për të shitur pajisjen si një “urë”për një transplantim zemre te pacientët që vuajnë nga insuficienca e zemrës.

Pajisja është bërë nga një kombinim i materialeve biologjike dhe sintetike dhe është zhvilluar për herë të parë në vitin 2008.

Drejtoresha e Kirurgjisë së Zemrës në Napoli,  Marisa De Feo, theksoi se zemra e re artificiale nga Carmat-i, krahasohet me një model nga “SynCardia Systems” që ata prodhuar më parë.

“Është e qartë tashmë se është shumë më e lehtë për t’u menaxhuar. Së pari, nuk është e zhurmshme dhe fakti që ka valvul biologjike zvogëlon rrezikun e trombozës dhe hemorragjisë ”.

A do të shohim së shpejti zemra të tilla?

“Le të themi që në vitet e ardhshme, ne shpresojmë që do të ketë më shumë risi dhe shpresojmë të vazhdojmë të jemi të parët për transplantim,” tha De Feo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore