Vende

Një qilim prej graniti dekoron Shirokën


Peshkimi është pjesë e traditës së Shirokës, një fshat që ngrihet në brigjet e Liqenit të Shkodrës, afër kufirit me Malin e Zi. Për shekuj me radhë, banorët e këtij qyteti të vogël iu përkushtuan peshkimit, kopshtarisë dhe endjes së qilimave.

Me vendosjen e regjimit komunist, qytetarëve iu desh të braktisnin çdo veprimtari ekonomike autonome, e cila çoi në një periudhë të karakterizuar nga okupimi i pakontrolluar dhe privatizimi i hapësirës publike.

Në këtë mënyrë, bregu i Liqenit të Shkodrës u pushtua nga ndërtime pa leje, si: shtëpi, restorante, zona private parkimi dhe kioska.

Si një odë në të kaluarën e këtij këndi të bukur të Shqipërisë, studioja holandeze e arkitekturës Casanova + Hernández ka ideuar “Qilimin Shqiptar”, një projekt që lindi me qëllimin për t’u  dhënë fund këtyre ndërtesave të paligjshme dhe kthimin e shëtitores buzë liqenit te banorët e Shirokës.

Përveç rikuperimit të pamjeve frymëzuese të liqenit, krijimit të një hapësire publike të gjallë me një karakter shtëpiak, “Qilimi Shqiptar” ka shpëtuar në 30 mijë metra katrorë frymën e përkatësisë dhe të lidhjes me tokën e njerëzve.

Për ta bërë këtë, ishte më se i domosdoshëm një dizajn që nderonte traditën, pllakat e granitit bardhë e zi që mbulojnë shëtitoren e Shirokës, si dhe ulëset dhe shkallët, ndjekin modelin tradicional të tapeteve shqiptare.

Nga ana tjetër, hapësira është konceptuar si një shtëpi e madhe e përbërë nga dhoma të ndryshme të hapura të frymëzuara nga Oda, një dhomë tipike shqiptare e karakterizuar nga të paturit e një stoli të gjerë dhe të ulët në formën e një “U-je” ku familjarët ulen dhe rehatohen.

Ndarjet që i japin jetë “Qilimit Shqiptar” jo vetëm që ofrojnë pamje të peizazhit përreth, por gjithashtu janë krijuar për të stimuluar bashkëveprimin e qytetarëve me përdorimet e tyre të ndryshme: dhomën e lojërave, dhomën e piknikut, dhomën e ndenjes, amfiteatrin dhe auditorin peshkatar.

Ndërsa pjesa e jashtme është bërë me gurë, shkallë formuese që transformojnë sheshin në një amfiteatër, brendësia e këtyre dhomave për përdorim publik është prej druri.

Nga ana tjetër, natyra gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në këtë projekt urban, pemët ekzistuese të mëdha janë të integruara në projektin e sheshit, ashtu si pemët e reja janë mbjellë nëpër “dhoma”.

Qendra e sheshit është mbajtur e hapur në mënyrë që të bëhet skena e ngjarjeve kulturore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore