Shqipëria

Black out në Shqipëri, shumë qytetet pa energji elektrike


Këtë të premte të 21 qershorit Shqipëria është përballur me ndërprerje të energjisë elektrike në shumicën e qyteteve.

Nga raportimet paraprake Albanian Post mëson se Tirana, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Kukësi, Lezha, Saranda dhe Shkodra janë pa energji elektrike.

Sipas informacioneve ka pasur një defekt në linjat e tensionit të lartë, por ende nuk është bërë me dije arsyeja pas këtij black out-i nga institucionet përkatëse.

Vlen të theksohet se kjo është parashikuar si dita më e nxehtë e qershorit, ku temperaturat do të arrijnë në 41 Gradë Celsius.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore