Kosova

Një pjesë e sektorit privat proteston të premten – kërkohet rritje e pagave


Foto nga njëra protestë e organizuar nga sektori privat.

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat, do të protestojë të premten para objektit të Komunës së Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Ai ka bërë të ditur kërkesën që kanë kjo kategori dhe arsyejet që kanë sjellur deri tek protesta.

“Të gjithë punëtorët e sektorit privat kompanive të cilat janë të kontraktura me komunën e Prishtinës që mbajnë mirëmbajtjen e shumë shkollave ne kemi bërë kërkesë të takohemi me kryetarin që paga e këtyre punëtorëve të rritet dhe kushtet të përmirësohen”, ka thënë Azemi për agjencinë e lajme Ekonomia Online.

Rritjen për paga janë duke e kërkuar për shkak se të njëjtën e konsiderojnë shumë të ulët aktualisht.

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës.

“Pagat e punëtorëve janë 230 euro, shumë të vogla dhe duhet të njoftojmë komunën se nuk mund të punojmë me këto paga”.

“Ne po tërheqim vërejtjet tona me protestë tona dhe sigurisht është vetëm nismë dhe shpresojmë të kemi gjuhë të përbashkët dhe besoj se do të na kuptojnë sepse nëse shkojmë në heshtje do të mbesim pa punëtorë”.

Një protestë e ngjashme ishte paralajmëruar edhe në muajin nëntor, por që ishte vendosur që Qeverisë t’i jepet afat deri në realizimin e kërkesave.

Shtyrja e protestës ishte bërë për shkak se një pjesë e vogël kanë dalur kundër.

“Mbi 80 për qind të shoqatave janë pro protestave, por nuk po duam që as 20 për qindëshi të mbetet jashtë, na kanë kërkuar që të presim një javë, mendojmë që është më e arsyeshme që kur të hyjmë, të hyjmë të gjithë së bashku”, kishte deklaruar Azemi.

Qeveria e Kosovës, në masat e luftuar inflacionin, ka ndihmuar punonjësit e sektorit publik me nga 50 euro për tre muaj rresht.

E njëjta kërkesë është duke u bërë nga punëtorët e sektorit privat.

Gjithashtu, me nga 100 euro janë ndihmuar pensionistët, ndërsa 100 euro u janë ndarë edhe studentëve dhe punonjësve të ndërmarrjeve publike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore