Sport

Një pjesë e Kullës Eiffel do t’u jepet atletëve triumfues në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’


Atletët triumfues në Lojërat Olimpike të këtij viti do të shpërblehen me një pjesë të Kullës ikonike Eiffel pasi të enjten u zbuluan medaljet për Lojërat e Parisit.

Spektakli global do të nisë në më pak se gjashtë muaj, me ceremoninë e hapjes që do të zhvillohet më 26 korrik, përpara se ngjarjet përfundimtare të mbyllen më 11 gusht.

Dhe konkurrentët tani e dinë saktësisht se çfarë do të fitojnë nëse përfundojnë në podium. Një copë hekuri gjashtëkëndore e marrë nga Kulla Eifel është futur në çdo medalje ari, argjendi dhe bronzi dhe Thierry Reboul, drejtori krijues i “Paris 2024”, ka shpjeguar dizajnin.

“Simboli absolut i Parisit dhe Francës është Kulla Eifel”, u tha Reboul gazetarëve. “Është mundësia për atletët që të sjellin me vete një pjesë të Parisit”.

Medaljet prej 18 gramësh janë projektuar nga argjendari “Chaumet” dhe janë me vija në formën e rrezeve të dritës rreth pjesës së jashtme të strukturës gjashtëkëndore.

Perëndesha greke e fitores, Nike, gjithashtu shfaqet në anën e pasme të medaljeve, në një vend ku filluan Lojërat në Athinë në 1896. Ajo shihet duke u hedhur përpara, me Akropolin në njërën anë dhe Kullën Eifel në anën tjetër.

Ndërkohë, për publikun janë zbuluar edhe medaljet për Paraolimpiadën.

Lojërat Paralimpike vijojnë pas Lojërave Olimpike dhe do të zhvillohen për 12 ditë nga 28 gushti deri më 8 shtator.

Medaljet përmbajnë një pamje të Kullës Eifel nga poshtë dhe kanë “Paris 2024” të stampuar për të nderuar francezin që shpiku sistemin e shkrimit.

Siguria ka qenë një nga shqetësimet kryesore në përgatitjen e Lojërave. Operacioni më i madh i sigurisë do të jetë rreth ceremonisë së hapjes më 26 korrik, e cila për herë të parë nuk po mbahet brenda një stadiumi.

Spektakli do të zhvillohet përgjatë lumit Sena, ku një flotë varkash do të transportojë atletët dhe rreth 400 mijë spektatorë do të shikojnë ngjarjen falas, ndërsa 100 mijë do të tjerë paguajnë biletat.

Më shumë se 35,000 oficerë policie do të vendosen në Paris gjatë natës, ndërsa një sistem i ri lazer anti-dronë do të jetë gjithashtu në vend për shkak të rrezikut të dronëve me bomba.

“Mund t’ju them se autoritetet publike dhe ne jemi të përkushtuar çdo ditë”, tha shefi ekzekutiv i “Paris 2024”, Etienne Thobois.

“Asnjë gur nuk është lënë pa lëvizur, nuk ka asnjë ndërtesë që të mos jetë shqyrtuar”, shtoi ai.

Rreziku i valës së të nxehtit në ‘Paris 2024’ një shkak shqetësues

‘Paris 2024’, Franca do të mobilizojë ushtrinë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore