Kosova

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që fshehu armët në gjuajtjet mes Sekiraqëve dhe “Capave”


Foto: Albanian Post

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj personit i cili dyshohet për manipulim të provave dhe mbajtje të paautorizuar të armëve në rastin mes Sekiraqëve dhe “Capat”.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 01.09.2024 në Prishtinë, pas përfundimit të gjuajtjeve mes dy grupeve, me qëllim të fshehjes dhe manipulimit me prova, i pandehuri V.B merr dy armë të cilat dyshohet se njëra është e të pandehurit S.S dhe tjetra dyshohet të jetë e të pandehurit F.A, me ç ‘rast shkon në terasën e lokalit në drejtim të banakut ku nga kamerat e lokalit vërehet se në dorë mban armë”.

Nga gjykata sqarohet se i dyshuari “pastaj del nga pjesa e prapme e lokalit i fsheh armët dhe kthehet në lokal, ku vërehet se në duar nuk ka më asgjë, e më këto veprime i pandehuri V.B në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Manipulim me prova”.

Në të njejtën datë thuhet se i pandehuri ka mbajtur në posedim të paautorizuar armët e zjarrit, të cilat i ka mbajtur në posedim dhe kontroll në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët.

“Të cilat armë janë përdorë si mjete për kryerjen e veprave penale, me këto veprime të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor”.

Më 3 shtator, është mbajtur seanca dëgjimore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ndaj pesë të dyshuarve lidhur me rastin e vrasjes dhe plagosjes që ka ndodhur mbrëmjen e 1 shtatorit në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Ndërsa policia kishte gjetur dy pistoleta dhe një karikator me dy fishek janë gjetur dhe sekuestruar në rrugën “Gazmend Zajmin”.

“Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, çfarë thotë aktakuza e ngritur javën e kaluar ndaj Shkumbin Sekiraqës?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore