Jetesë & Stil

Një martesë e lumtur si e Victoria-s me David Beckham


David dhe Victoria Beckham

Ish-anëtarja e grupit të famshëm muzikor “Spice Girls” dhe stilistja e modës, Victoria Beckham, është shprehur të jetë “me fat” për faktin se pranë vetës ka një bashkëshort si ylli i futbollit, David Beckham, i cili e mbështet atë në çdo hap dhe sferë të jetës.

Madje, si rrallë herë, Victoria, ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi, në të cilën ajo shihet e ulur në një karrige përderisa, David, përkujdeset për grimin e saj.

Fotografi e publikuar nga Victoria Beckham në Instagram.

“Mesa duket e gjeta artistin tim të grimit”, ka mbishkruar me humor disenjatorja në fotografinë e publikuar në llogarinë e saj të Instagram-it, ku aktualisht numëron pothuajse 30 milionë ndjekës.

Në imazhet e postuara, ajo duket në formë  dhe në një fustan mëndafshi të gjelbër, ndërsa ka promovuar disa prurje të reja në linjën e saj të kozmetikës, “Posh Spice”.

Victoria Beckham.

Sipas revistës prestigjioze, “People”, David, ka qenë gjithmonë i pranishëm në aktivitetet e Victoria-s, duke i dhuruar asaj suportin maksimal si partner, por edhe si bashkëpunëtor i mirë.

Dikur, David, kishte drejtuar dhe ndihmuar në xhirimet e reklamës së Victoria Beckham për linjën e saj të bukurisë, “Beauty’s  Matte Bronzing Brick”.

“Mirë pra jemi në Miami duke xhiruar për Victoria Beckham Beuaty. Kemi stilistin e pashëm, Ken Paves dhe regjisorin tim për ditën që do të më filmojë”, pati thënë Victoria në një video të publikuar në rrjete sociale, duke iu referuar David-it.

“Ai më mbështet dhe është shumë i mirë. Regjisori im personal”, kishte shtuar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore