
Një makinë dyshohet se është marrë përpara nga uji i cili ka dalë nga shtrati i përroit të Thatë në Malësinë e Madhe.
Sipas të dhënave paraprake, të afërmit kanë informuar forcat e policisë të cilët janë vënë menjëherë në kërkim.
Ende nuk dihet numri i personave që mund të kenë qenë brenda në makinë.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi konfirmoi më herët se në bashkinë Malësi e Madhe ka dalë nga shtrati përroi i Thatë, në fshatin Kamicë dhe uji ka depërtuar në dy banesa.
Zyrtari shqiptar deklaroi gjithashtu se autoritetet kanë kryer në terren vetëm tre evakuime të lokalizuara në Malësinë e Madhe.
“Kemi pasur tre evakuime në Malësi të Madhe. Në Bërdicë forcat e armatosura për ndihmojmë banorët për të kaluar”, zbuloi ministri.
Në qarkun e Shkodrës është regjistruar 190 mm shi, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Rikthimi i prokurorit Besnik Cani”, ONM-ja shpreh shqetësimin për projekt-vendimin e KLP-së
-
Xhaçka nga Samiti i Bucha-s kujton imazhet e rënda të luftës në Kosovë dhe Bosnjë
-
Irani sinjalizon vendosmërinë për të zbatuar rregullat e hixhab-it
-
Arrestohet një person në Veri: Sulmoi policët dhe dogji vetura