Shqipëria

Një kompani italiane synon investimin madhor në energjinë eolike në Shqipëri


Filiali shqiptar i kompanisë italiane të burimeve të rinovueshme, Renx Italia, ka aplikuar për të zhvilluar një termocentral me erë 120 MW pranë qytetit liqenor juglindor të Pogradecit, ka bërë me dije Ministria shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Projekti nuk i nënshtrohet asnjë kontrate koncesioni dhe as nuk përfiton nga ndonjë nxitje e qeverisë, shtoi Ministria në një njoftim për shprehje interesi në fillim të kësaj jave.

Renx Italia u themelua në qytetin verilindor italian të Vicenza-s në vitin 2021, sipas faqes së saj të internetit, por ajo menaxhon operacionet e saj nga qyteti perëndimor i Polonisë, Wroclaw.

Projektet e saj të rinovueshme janë të vendosura në Itali, Poloni, Rumani, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, ku po planifikon të ndërtojë një kapacitet total prej 1 mijë e 300 MW.

Renx themeloi filialin e saj në Shqipëri në 2021, duke zotëruar 70% të aksioneve.

Kompania në fjalë megjithatë nuk aplikon për herë të parë, ku më herët ajo mori miratim paraprak për lidhje në sistemin e transmetimit gjatë vitit 2022, me projekte të tjera të tilla si një në Devoll me kapacitet 450 MW, një në Korçë me kapacitet 190 MW, një në Ersekë me kapacitet 200 MW dhe dy në Pogradec, për 280 dhe 120 MW sikurse në këtë rast.

Mbetet e paqartë gjithsesi se në çfarë faze janë zhvillimet mbi këto projekte si edhe të tjera të lidhura me energjinë eolike.

Në vend, ecuria më e shpejtë e projekteve është regjistruar tek fotovoltaikët me disa impiante tashmë të ndërtuara dhe vëna në funksion si Karavastaja apo dy në zonën e Ersekës.

Ndërkohë në korrik të vitit të shkuar, qeveria shpalli fituesit për ankandin e eolikeve ku u dhanë 222 MW për një çmim që niste nga 44.88 euro/MWh.

Fituesit me këtë çmim të ulët ishin bashkimi i Total EREN sa dhe KMV sh.p.k ka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore