Stil

Një ikonë si Lady Gaga – brenda një nate shfaqet në dy ceremoni në mes të Londrës dhe Los Anxhelosit


Kur artistja e madhe, Lady Gaga vendos të ec në një tapet të kuq, nuk e dini kurrë se çfarë të prisni – përveçse do të jetë e paharrueshme ajo që do të shihni.

E tillë u tregua përsëri, ikona e muzikës, e cila u shfaq në dy evenimente të ndryshme brenda një nate – fillimisht ajo parakaloi në tepihun e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “BAFTA” në Londër, dhe më pas ajo udhëtoi me avion privat drejt Los Anxhelos-it, për të marrë pjesë në “Critics Choice Awards”.

Super ylli, e cila në të dy evenimentet u nominua falë rolit të saj në filmin hit “House of Gucci”, u shfaq në “BAFTA” me një fustan të influencuar nga kohërat antike të modës së Hollywood-it, për çka u komplimentua shumë.

Lady Gaga – “BAFTA 2022”.

Fustani i Gagas në “BAFTA” ishte i gjelbër me përzierje të zezë, ndërsa ishte kreacion i bërë nga disenjatori amerikan, Ralph Lauren. Edhe pse shpesh konsiderohet si i përulur ose klasik, stili ishte padyshim më seksi dhe më modern në duart e Gaga-s.

Në anën tjetër, Gaga, u shfaq krejt më ndryshe në çilimin e kuq të “Critics Choice Awards” – ku u prezantua me një fustan me dantella të markës, Gucci, i cili nxjerrtë në pah asetet e saj trupore.

Lady Gaga – “Critics Choice Awards”.

Dizajneri, Alessandro Michele kishte krijuar një krijim unik që ajo të shkëlqejë. Në krye, ajo kishte veshur një bolero të zezë dantelle që kanalizonte një fustan klasik, por ishte më avangard.

Në të dy evenimentet, Gaga u shfaq krahas të dashurit të saj, Michael Polansky, i cili nuk pranoi të shfaqej në tapetin e kuq, por iu bashku asaj brenda hotelit dhe në ulëset e sallës ku po mbaheshin ceremonitë.

Edhe pse aktorja e “A Star Is Born” dhe i dashuri i saj bëjnë një jetë shumë private, Gaga së fundmi i bëri të ditur botës se sa shumë do të thotë Polansky për të.

Lady Gaga dhe Michael Polansky.

Në shkurt 2020 se Gaga dhe Polansky – i cili drejton Institutin novator për Imunoterapinë e Kancerit të bashkëthemeluesit të Facebook, Sean Parker, u zbuluan se ishin në lidhje.

Burimet aso kohe bënë të ditur se dyshja kishin njohur njëri-tjetrin për një kohë përmes ngjarjeve që Parker kishte organizuar në rezidencën e tij në Los Angeles, duke përfshirë edhe fondacionin e tij, dhe ranë në kontakt sërish në festën e ditëlindjes së themeluesit të rrjetit social në dhjetor 2019.

Kujtojmë që Gaga ishte fejuar më parë me yllin e “Chicago Fire” Taylor Kinney  dhe agjentin e talenteve  Christian Carino.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore