Kosova

Një i vdekur dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar një person të vdekur dhe 29 persona të infektuar nga COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë e 526 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 36 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 1 mijë e 43.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 7 mijë e 947.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 827 mijë e 886 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 648 mijë e 218.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë kanë rezultuar 35 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë i vdekur.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore