Lajme

Asnjë i vdekur dhe 35 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 35 persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 193 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 79 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë një mijë e 51.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 11 mijë e 291.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 826 mijë e 380 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 641 mijë e 772.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë dy persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore