Lajme

Një i ri shqiptar gjendet i vdekur në shinat e trenit në Gjermani


Ish-kampioni i boksit për rinj, shqiptari nga Kosova, Liridon.B. është gjetur i vdekur në shinat e një hekurudhe treni në Gjermani.

Sipas mediumit gjerman Bild në natën e ndërrimit të viteve, rreth orës 06:00 në Hafnerplatz, Liridoni ka pasur një debat të dhunshëm me shokun e tij Andreas.M, të cilin e goditi me thikë në pjesën e sipërme të trupit duke e plagosur rëndë.

Adreseas M shkoi në klinikë për t’u mjekuar. Dy orë e gjysmë pas kësaj përleshje, Liridon B. u gjet pa shenja jete në hekurudhë.

Ai kishte plagë nga një mjet i mprehtë. Çfarë ndodhi është ende e paqartë.

Sipas Bild, Policia e përjashton mundësinë që Andreas M. e ka sulmuar me thikë.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ai ta ketë goditur veten nën ndikimin e drogës.

Priten rezultatet e hetimeve dhe analizave kimiko-toksikologjike për të zbardhur ngjarjen.

Sipas rezultateve të autopsisë, i ndjeri kishte një dënim të mëparshëm për vepra të lidhura me drogën, mund t’i kishte shkaktuar plagët me thikë në gjendje të dehur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore