Art&dizajn

Arti i Frida Kahlo-s në periferitë e Çikagos


U shua herët, në moshën 47-vjeçare, por ajo la pas një pasuri të artit: rreth 200 piktura, vizatime dhe skica.

Ajo vazhdon të flasë nëpërmjet artit të saj, ku gjenden kompozime të lloj-llojshme, deri në detaje të ngjarjeve të dhimbshme në jetën e saj.

Tematikat e artit të Frida Kahlo-s janë: seksualiteti, identiteti kombëtar dhe politika post-revolucionare.

Piktorja me një famë botërore shpesh u bën tituj retrospektivave në qytete të mëdha të botës.

Arti meksikan, i çiftit Frida Kahlo dhe Diego Riverës, u cilësua si “zgjimin i revolucionit”.

“Unë pikturoj realitetin tim. E vetmja gjë që di, është se unë pikturoj, sepse unë kam nevojë për të, dhe unë pikturoj çdo gjë që kalon nëpër kokën time pa marrë parasysh asnjë gjë tjetër”, ka thënë Kahlo.

Por, tanimë, mu në periferinë perëndimore të Çikagos, veprat e Kahlos mund të “preken” dhe nga spektatorët. Në ekspozitë janë shfaqur 26 nga veprat e piktores meksikane, pra 10 për qind e krijimtarisë së saj marramendëse.

Gjatë fundjavës, punët e Kahlo-së dolën për një skenë më të vogël: Glen Ellyn, në periferi perëndimore të Çikagos.

Ekspozita “Frida Kahlo: Timeless”

Organizuar nga Muzeu i Artit Cleve Carney dhe Qendra e Arteve McAninch në Kolegjin e DuPage, kjo ekspozitë do të zgjasë deri më 6 shtator dhe nuk do të udhëtojë askund tjetër.

Organizatorët ndërmorën një rinovim prej 2.8 milionë dollarësh të muzeut në pritje të hapjes së ekspozitës verës së 2020-s, e cila u shty për shkak të pandemisë Covid-19, raporton Kyle MacMillan i Chicago “Sun-Times.

Pavarësisht se nisi vonë, vetëm fuqia e yjeve të Kahlo-s parashikohet të tërheqë një numër të madh vizitorësh në rajon.

Sipas zyrtares së turizmit të Qarkut DuPage, Katlyn Smith, parashikohet që nga ekspozita të sigurohen “rreth 8 milionë dollarë në ekonominë e qytetit gjatë tre muajve të saj”.

“Një ekspozitë si kjo zakonisht shkon në Milano, Budapest, Moskë ose Institutin e Artit”, i thotë Diana Martinez, drejtore e Qendrës së Arteve McAninch, për Chicago Sun-Times.

“Kjo është një mundësi e ekspozitës një herë në jetë që po vjen në Glen Ellyn”.

Të gjitha punimet në shfaqje janë huazuar nga Museo Dolores Olmedo në Mexico City.

Sipas Google Arts & Culture, Olmedo (1908–2002) ka qenë një biznesmen i pasur meksikan dhe koleksionist arti, i cili krijoi miqësi të ngushtë me Kahlo-n dhe burrin e saj, muralistin Diego Rivera.

Gjatë jetës së saj, Olmedo grumbulloi koleksionin më të madh të njohur privat të veprave të Kahlo-së.

Siç shkruan kritiku Steve Johnson, në një përmbledhje për Chicago Tribune, djali i saj Carlos Phillips Olmedo, drejtor dhe themelues i muzeut, që mban emrin e nënës së tij, më vonë u bënë miq me Alan Peterson, një biznesmen i Glen Ellyn dhe donator i vjetër i DuPage (lidhje që shpjegon se si një ekspozitë kaq e madhe u fut në muzeun e kolegjit periferik).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore