Stil

Një fotografi me Dua Lipën kushton mbi 2 mijë euro – cila është kostoja e të famshmëve të tjerë?


Dua Lipa në koncert.

Yjet e diskografisë botërorë po vazhdojnë të fitojnë shuma të mëdha parash nga shkrepja e  fotografive me fansat e tyre – këta të fundit duhet të paguajnë për të pozuar krahas idhujve të tyre.

Wayne Rooney – 540 euro

Wayne Rooney.

E përditshmja amerikane, The Sun, ka publikuar një artikull kushtuar kësaj dukurie, ndërsa mes yjesh të lakuar është edhe emri i ish sulmuesit të skuadrës angleze, Manchester United – Wayne Rooney, me të cilin të pozosh pranë tij, kushton mbi 500 euro.

Por, Rooney, e ka më të theksuar ofertën për fansat e tij, pasi në çmim përfshihet – një takim dhe përshëndetje me menaxherin e Derby County në një hotel në Mançester, një këmishë të nënshkruar, pije falas, darkë me tre pjata, foto suvenire dhe ndenjëse superiore për ta dëgjuar atë duke folur.

Gjithsesi, ai nuk është i vetmi personazh i famshëm që posedon paketat VIP për fansat e tij – dhe disa kanë vlerë më të lartë se Rooney.se të tjerët.

Dua Lipa – 2 mijë e 209 euro

Dua Lipa.

Një pako të ngjashme e posedon edhe ylli i hitit “New Love”, Dua Lipa, por ylli i popit sigurisht që ka shumë në paketën e saj të turneut VIP “Future Nostalgia”, kostoja e të cilës është jo më pak se 2 mijë e 200 euro.

Fansat paguajnë për një ftesë në një “festë shtëpie” para shfaqjes së mbajtur në vendin e koncertit

Paketa përfshin një mësim kërcimi nga një koreograf profesionist, akses në një skuadër glamuroze dhe një foto në grup me vetë yllin 26-vjeçar, Duan.

Klientët që paguajnë madje kanë mundësinë të bëjnë një vallëzim me këngëtaren e “Levitating”, por vetëm nëse provojnë dhe fitojnë në një konkurs paraprakisht.

Justin Bieber – 1 mijë e 80 euro

Justin Bieber.

Marrëveshjet për takim dhe përshëndetje me yllin kanadez, Justin Bieber, për turneun e tij vijnë me një premtim të “kujtimeve që zgjasin një jetë” dhe kushtojnë përafërsisht 1 mijë e 100 euro.

Por mbani mend më mirë se përvoja e takimit me këngëtarin “Baby” vjen me një paralajmërim të madh.

Pagesa ju mundëson të rrini në prapaskenat e koncertit të Bieber si dhe fotografi me yllin e hitit “Never Say Never”.

Sidoqoftë, nëse jeni vetëm, do t’ju duhet të fotografoheni me tre individë të tjerë të rastësishëm pasi Justin nuk pranon të fotografohet me secilin veç e veç.

Arnold Schwarzenegger – 893 euro

Arnold Schwarzenegger.

Nëse jeni fans të Arnold-it, çmimi për ta takuar atë personalisht është afro 900 euro, ndërsa oferta përfshin edhe një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh 60-minutëshe.

Por fansat që paguajnë për një foto të nënshkruar premium nuk duhet të shqetësohen për të sjellë biron e tyre – pasi fotot do të firmosen me bojë ari.

Për më tepër, fotografia madje vjen me kornizë speciale.

Ndërkohë, bileta të tilla për të takuar të famshëm të tjerë nga afër kanë këto çmime:

Alicia Keys – 750 euro

Steps – 450 euro

Blu – 420 euro

Ronan Keating – 290 euro

Gary Neville – 180 euro

Gemma Collins – 140 euro

Paë Patrol – 80 euro

Ricky Hatton – 70 euro

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore