Kosova

Një fëmijë 1-vjeçar humb jetën në një aksident në Hajvali


Ilustrim

Një fëmijë një vjeçar ka humbur jetën në Hajvali të Prishtinës, të mërkurën, në orën 13, në një aksident në trafik.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person (lindur në vitin 2023)”, ka thënë Ahmeti.

Ajo theksoi se rasti është duke u hetuar nga njësiti i trafikut.

Deri tani nuk dihen detaje më shumë për këtë ngjarje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore