Një delegacion i Shtëpisë së Bardhë dhe Kancelari austriak të premten zbarkojnë në Kosovë – takojnë Osmanin

SHFLETO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

 

Valon Rashiti
17.03.2022 20:28
Loading Icons...

Të premten 18 marsit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres në takim një delegacion të Shtëpisë së Bardhë.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndërsa sipas njoftimit, në orën 16:10, Osmani pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

“Fillimisht Presidentja Osmani do ta presë Kancelarin Nehammer në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe fotografia zyrtare, dhe më pas takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes”.

Por, nuk dihet nëse vizita e përfaqësuesve të SHBA-së ka të bëjë me diskutimet për krijimin e mundësisë që qytetarët serbë të Kosovës të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë me tre prill.

Derek Chollet

Për këtë çështje më 15 mars, Derek Chollet, këshilltari i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka realizuar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë bisedës telefonike, këshilltari i sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken, ka falënderuar të parin e ekzekutivit kosovarë për mbështetjen që Kosova ka dhënë shtetit të Ukrainës, pas invazionit rus.

“Pata një bisedë të mirë me Kurtin sot. E falënderova atë për mbështetjen e fortë ndaj Ukrainës dhe theksova rëndësinë që qytetarët me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, ka shkruar Chollet në rrjetin e tij social në Twitter.