Lajme

Një burrë u arrestua pasi iu afrua arkivolit të Mbretëreshës


Një burrë është arrestuar pasi iu afrua arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II gjatë radhës së vajtimit në sallën Westminster.

Ai u arrestua sipas Ligjit për Rendin Publik dhe u dërgua në paraburgim, tha Policia Metropolitane.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “BBC”.

Incidenti në Parlament ndodhi rreth orës 22:00 të së premtes në mbrëmje, tha forca në një deklaratë.

Videoja e drejtpërdrejtë e Mbretëreshës u ndërpre për një periudhë të shkurtër gjatë incidentit.

“Rreth orës 22:00 të së premtes së 16 shtatorit, oficerët nga Komanda e Mbrojtjes Parlamentare dhe Diplomatike e Met arrestuan një burrë në Westminster Hall pas një trazire”.

Më herët gjatë mbrëmjes, Mbretit iu bashkuan vëllezërit e motrat, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward, në një vigjilje në sallë.

Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II do të jetë e vendosur në Westminster Hall deri në ditën e funeralit të saj të hënën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore