Biznes

Nissan, 1 bilion paund për teknologjinë e gjelbër


Prodhuesi japonez i automjeteve, Nissan, ka deklaruar se në vitet e ardhshme do rrisë investimet në fabrikën britanike me një bilion paund në kuadër të përpjekjeve për teknologjinë e gjelbër.

Agjensia e lajmeve, Reuters, shkruan se në vitin 2016, kompania Nissan vendosi të ndërtojë automjetet e saj në Britani të Madhe e cila u pa si një votë besimi disa muaj pas referendumit për Brexit-in i cili ngriti pasiguri mbi marrëdhëniet tregtare me Bashkimin Evropian.

Gianlucca de Fichy, ahefi i kompanisë për evropën, ka thënë se Britania do të furnizohet me më shumë bateri dhe se planifikonte investime të mëtejshme në vend.

“Ne kemi investuar mbi 400 milionë paund në fabrikën tonë angleze dhe po planifikojmë që gjatë viteve të ardhshme të tejkalojmë një bilion investime”, shpjegoi Fichy.

Reuters shkruan se përpos planeve, përfaqësuesi i Nissan-it është shprehur se po punon ngushtë me Renault, prodhuesin francez të automjeteve.

“Vazhdojmë të bashkëpunojmë me Renault dhe vazhdojmë të studiojmë mundësitë që mund të shfaqen për sa i përket modeleve të makinave dhe teknologjisë. Jemi duke eksploruar të gjitha rrugët”, ka shtuar Fichy.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore