Shqipëria

Nis mbledhja e “Open Balkan” mes tre krerëve


Nisi zyrtarisht mbledhja në kuadër të nismës rajonale të kurorëzuar “Open Balkan”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e 21 dhjetorit priti në Pallatin e Brigadave, homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ky është takimi i tretë që po mbledh tre krerët e lartë të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

I pari u mbajt në Shkup, i dyti në Beograd, ndërsa gjatë kësaj dite do të konkretizohen marrëveshjen në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Do të jetë numri një i qeverisë shqiptare, i cili do të mbajë fjalën i pari. Ai do të ndiqet më pas nga presidenti serb, dhe i fundit kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Pas tyre fjalën do e mbajë dhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

“Open Balkan” do të marrë kuptim gjatë mesditës kur do të nënshkruhen marrëveshjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore