Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka mbajtur një takim pune me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të Quint-it në OSBE.
Më konkretisht me ambassadorin e Italisë Stefano Baldi, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Neil Holland, ambasadoren e Gjermanisë Susanne Schütz, ambasadoren e Francës Fatène Benhabylès-Foeth dhe zëvendësambasadoren e SHBA-ve Katherine Brucker.
Nikolla ka theksuar se Prezenca e OSBE-se në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një partner i besueshëm, në mbështetje të reformave të thella dhe gjithëpërfshirëse, të cilat kanë nxitur e mbështetur demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik.
Sakaq, ajo ka vlerësuar kontributin dhe arritjet në avancimin e reformës zgjedhore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe ndaj kërcënimeve ndërkombëtare dhe kombëtare të Shqipërisë dhe rajonit.
Presidenca e suksesshme e Shqipërisë gjatë vitit 2020 shërbeu si një përvojë për suksesin e mandatit e saj dyvjeçar si anëtare e zgjedhur e KS të OKB.
Nikolla i falënderoi ambasadorët edhe për mbështetjen e Kosovës nga ana e vendeve të tyre, si edhe nga misionet e tyre pranë OSBE-së.
Ndërkohë, përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të Quint-it vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm të Shqipërisë me Prezencën e OSBE-së, arritjet në avancimin dhe thellimin e reformave, duke u fokusuar në punën që po bëhet për reformën zgjedhore dhe zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it, reformën në drejtësi, barazinë gjinore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Air Albania” për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Përfundon mbledhja e Kryesisë socialiste, Rama kërkon angazhim për zgjedhjet e 2025-s
-
Liga e Kombeve/ Trajneri Sylvinho dhe Asllani: Respekt për Gjeorgjinë, por ne nuk kemi frikë
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit