Stil

Nicole Kidman bëhet virale me reagimin e saj pas sulmit të Smith ndaj Chris Rock


Nicole Kidman e shokuar pas asaj që ndodhi.

Nicole Kidman pa dashje është bërë një meme pasi Will Smith goditi Chris Rock në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve “Oscar”, të hënën.

Një foto e 54-vjeçares që dukej e tronditur në shfaqjen e çmimeve u bë shpejt virale në Twitter, me fansat që komentuan se reagimi i saj ishte universal.

Ndërsa fotot e aktores në fakt u bënë më herët gjatë shfaqjes së çmimeve, kjo nuk i pengoi fansat që ta kthenin nominimin për aktoren më të mirë në një meme.

Nicole Kidman e shokuar pas asaj që ndodhi.

“Nicole Kidman duhet të fitojë Oscarin për reagimin më të mirë ndaj Will Smith që godet me shuplakë Chris Rock”, shkroi një shikues në platformën sociale Twitter.

Kidman duke reaguar ndaj incidentit të Chris Rock dhe Will Smith në #Oscars. LIND NJË MEME E RE”, shtoi një tjetër.

Pas incidentit befasues, #whatjusthappened’ filloi të bëhet trend në Twitter, me një person që komentoi: “Të gjithë ishim Nicole Kidman në atë moment”.

“Reagimi i Nicole Kidman ndaj Will Smith-it që goditi Chris Rock është fjalë për fjalë unë duke reaguar ndaj gjithçkaje që ka ndodhur ndonjëherë”, shtoi një tjetër.

Will Smith godet Chris Rock në skenën e Oscars

Rikujtojmë se Smith, shokoi audiencën e mbushur me yje dhe fansat e filmave kur doli në skenë dhe goditi Rock-un, i cili po jepte çmimin për dokumentarin më të mirë. 

Komediani 57-vjeçar, ka bërë shaka me gruan e Smith, aktoren Jada Pinkett Smith.

“Jada, të dua. GI Jane 2, mezi pres të të shoh”, i tha Chris turmës, duke iu referuar filmit të vitit 1997, GI Jane.

Smith më vonë u kthye në skenë për të marrë çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij në King Richard, në të cilin ai portretizoi babain e Venusit dhe Serena Williams.

Will Smith i përlotur gjatë fjalimit të tij.

Aktori i përlotur kërkoi falje për sjelljen e tij të mëparshme pa iu drejtuar drejtpërdrejt Chris në fjalimin e tij të pranimit.

“Dua t’i kërkoj falje Akademisë. Dua të kërkoj falje për të gjithë kolegët e mi të nominuar. Ky është një moment i bukur”, është shprehur ai.

“Në këtë biznes duhet të jesh në gjendje të përballosh njerëz që nuk të respektojnë. Dhe duhet të buzëqeshësh dhe duhet të pretendosh sikur kjo është në rregull”, përfundoj mes lotësh Smith.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore