Muzikë

Nicki Minaj anulon një koncert të turneut “Pink Friday 2” për shkak të problemeve shëndetësore


Rep artistja Nicki Minaj u detyrua të anulojë koncertin e saj në kuadër të turneut “Pink Friday 2” në New Orleans  për shkak të problemeve me shëndetin.

Njoftimi erdhi përmes llogarisë së Smoothie King Center në platformën X (ish Twitter), disa orë përpara se rep artistja të dilte në skenë.

“Për shkak të urdhrave të mjekut, Nicki Minaj duhet të ricaktojë shfaqjen e saj sonte. Meqenëse Nicki është ende e sëmurë, ekipi ynë nuk dëshiron të rrezikojë të sëmurë të tjerët dhe Nicki nuk do të jetë në gjendje t’i japë vendit koncertin që meriton”, u tha në njoftim.

Një postim vijues u kërkoi pjesëmarrësve të koncertit të mbanin biletat e tyre pasi puna pasi ekipi po është angazhuar me zell për të gjetur një datë të re.

Muzikantja, 41 vjeçe, së pari la të kuptohet se ishte me grip disa ditë përpara se të anulonte koncertin në fjalë.

“Ju më dërgoni energji shëruese, u zgjova sikur kisha Covid. Faleminderit Zotit që nuk e kam. Ju jeni gjithçka. Ju vlerësoj. Ju dua shumë”, ka shkruar Minaj në X.

Në një postim tjetër, ajo vuri në dukje se zëri i saj “ndoshta do të tingëllojë më ndryshe”.

Ajo i bëri jehonë të njëjtave ndjenja ndërsa ndau foto nga performanca e saj në festivalin Rolling Loud California, duke u shprehur se ajo ishte në gjendje të dilte në skenë vetëm për shkak të “dashurisë dhe energjisë së bukur” të fansave të saj.

Përpara se turneu të fillonte në fillim të muajit me një ndalesë në Kaliforni, Minaj u tha fansave të saj se do të ishte “turneu i saj më e mirë deri tani”.

Kujtojmë se muaj më parë Minaj u rendit e para në tabelë për nga artistet me më shumë fjalë eksplicite në këngët e tyre.

Ekspertët e gjuhës në Preply ishin thelluar në tekstet e 3 mijë e 632 këngëve nga artistet më të mira gra të Billboard 100, që përfshijnë zhanre dhe dekada të ndryshme.

Fokusi i studimit ishte zbulimi i artistes që përdor gjuhën më të eksplicite në muzikën e saj.

Studimi zbuloi se tekstet e Minaj përmbajnë 1612 raste të fjalëve të eksplicite dhe kjo nënkupton se një nga çdo 30 fjalë në këngët e saj është një fjalë e tillë.

Nicki Minaj, artistja me më së shumti fjalë eksplicite në këngët e saj – por, nga kush pasohet?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore