
Në Nicaragua, Kongresi ka anuluar afro 200 organizata joqeveritare, duke filluar nga një qendër lokale e kuajve tek Akademia e Letrave 94-vjeçare.
Për kritikët, kjo është përpjekja e Daniel Ortega-s për të eliminuar shoqërinë civile të vendit.
Të enjten e 2 qershorit, ligjvënësit nga partia e presidentit dhe aleatët e tyre votuan njëzëri për të anuluar 96 organizata.
Çka pasoi 83 të tjera të anuluara të martën.
Që kur protestat popullore në rrugë u kthyen kundër qeverisë së Ortega-s në prill 2018, qeveria ka anuluar më shumë se 400.
Në fillim, objektivat shpesh ishin të lidhura me figura të shquara të opozitës, të cilët Ortega i akuzoi se punonin për interesa të huaja në një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e tij.
Por tani qeveria duket se synon të pastrojë peizazhin e çdo organizate që nuk e kontrollon.
“Këto anulime kanë objektivin për të eliminuar të gjithë vizionin social dhe politik që ndryshon nga ai i vendosur nga regjimi”, ka deklaruar Observatori për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut me qendër në Paris.
“Nuk ka të bëjë vetëm me politikën apo mbrojtjen e shoqatave të të drejtave të njeriut, por viktima të persekutimit janë edhe organizatat artistike, gazetareske, arsimore, shkencore, mjedisore dhe sociale. Objektivi përfundimtar është eliminimi i të gjitha mundësive të një shoqërie civile të pavarur në vend”, ka shtuar.
Kurse qeveria ka thënë se organizatat janë anuluar sepse nuk kanë përmbushur një kërkesë të vitit 2020 për t’u regjistruar si “agjentë të huaj”.
Ligjvënësi Filiberto Núñez ka thënë po ashtu se nuk kishin dhënë pasqyrat financiare siç kërkohet nga ligji.
Atje, këto organizata filluan të rriten gjatë revolucionit sandinist dhe përjetuan një lulëzim gjatë presidencës së Violeta Chamorro.
Rastësisht, vajza e saj Cristiana Chamorro, një pretendente e mundshme presidenciale që tani po vuan një dënim me arrest shtëpie, vendosi të mbyllë fondacionin e emëruar për nënën e saj vitin e kaluar pasi ligji për agjentët e huaj hyri në fuqi.
Gjerësia e objektivave ka qenë befasuese.
Lista e së enjtes përfshinte Shoqërinë e Pediatrisë, Institutin e Zhvillimit, Konfederatën e Shoqatave Profesionale dhe Shoqatën e Internetit.
Ndërsa të tjera nuk janë M befasuese si Qendra për Studime Ndërkombëtare e themeluar nga njerka e Ortega-s, Zoilamérica Ortega Murillo, e cila vite më parë e akuzoi atë për abuzim seksual.
Shumë organizata kanë qenë të përkushtuara për të ndihmuar më të margjinalizuarit në një vend që vuan nga pasiguria ekstreme ekonomike.
Sociologia Elvira Cuadra ka thënë se Ortega kishte kërkuar hakmarrje ndaj grupeve sociale që beson se u përpoqën ta largonin nga detyra në vitin 2018.
Gjithashtu kërkon “të shkatërrojë strukturën shoqërore në mënyrë që të eliminojë aftësinë për të mbikëqyrur ushtrimin e pushtetit të qeverisë”.
“Sa më e dobët shoqëria, aq më shumë konsolidohet shteti autoritar, qytetarët humbasin aftësinë për të kërkuar llogari nga administrata publike”, ka shtuar ajo.
Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maqedonci për arrestimin e pjesëtarit të FSK-së: Do të veprohet në përputhje me rregullorët
-
Putini kërkonte ‘kolapsin energjetik’ të Berlinit
-
Italia në kërkim të punëtorëve të huaj, punëdhënësit paraqesin mbi 600 mijë aplikime
-
I arrestuari i tretë për vrasjen në Prishtinë është pjesëtar i FSK-së, e konfirmon Ministria e Mbrojtjes