Sport

Ngjyra rozë mbetet në F1, tani me një skuadër tjetër


Kur menduam që pas katër vitesh do zhduket ngjyra rozë nga makinat e Formula 1, kjo gjë duket se nuk do ndodhë.

Sponzori BWT me shumë mundësi do e vazhdoj epokën e “panterës rozë” në F1.

Katër vitet e fundit, kjo ngjyrë mbahej nga makinat e Racing Point.

Dy nga skuadrat që mund të vishen me rozë në 2021 janë “HAAS F1 team” ose skuadra legjendare “Williams”.

BWT është duke negociuar një kontratë marramendëse me HAAS.

Kurse negociomi me Williams do jetë më i lehtë, për shkak se skuadra ka mbetur pa një sponzor bazë.

Sipas raportimeve të Formula-motsport, zgjidhja do i takojë sponzorit se kë dëshiron ta bëjë “Panterën Rozë” të F1.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore