Pajisje

Ngjarja e Apple do të përdorë të njëjtin format si vitin e kaluar


Ngjarja e ardhshme e Apple për iPhone 15 më 12 shtator do të përdorë të njëjtin format si ngjarja e iPhone të vitit të kaluar, një video të xhiruar paraprakisht.

Disa mund të kenë shpresuar që Apple do të zhvillonte një prezantim tradicional të drejtpërdrejtë në skenë para publikes, por ndoshta ishte e qartë tashmë nga WWDC në qershor se kjo tani është mënyra e preferuara e Apple.

Xhirimi i prezantimeve paraprakisht i lejon Apple të ketë kontroll të rreptë mbi njoftimet dhe të shmangë çdo fatkeqësi të turpshme, duke aplikuar efekte dhe tranzicione të ndryshme.

Apple pritet të prezantojë katër modele të reja të iPhone, duke përfshirë iPhone 15, iPhone 15 Plus, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.

Ne këtë ngjarje gjithashtu do publikohet Apple Watch Series 9 dhe Apple Watch Ultra, detajet përfundimtare dhe datat e publikimit për iOS 17 dhe përditësimet e lidhura me sistemin operativ, duke cekur vetëm disa prej tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore