Radhitja

Ngec Leipzig, shkëputet Eintracht


Ngecë Leipzig, shkëputet Eintracht

Ditë shumë e rëndëishme për titullin dhe për evropën u zhvillua sot në Bundesliga.

Pas rezultateve të sotme, ekipet fituese të kësaj jave mund të quhen Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Pas Leverkusen që humbi ndaj Arminia, pikë maksimale dështuan që të merrnin edhe Leipzig me Eintracht Frankfurt.

Këto dy skuadra ndanë pikët në duelin direkt, me ndeshjen që përfundoj me rezultat 1-1.

Goli i shënuar nga Forsberg në fillim të pjesës së parë, u bë i “pavlefshëm” pas goditjës së Kamada-s në minutën e 61-të.

Me këtë barazim Leipzig mbetet në vendin e dytë, katër pikë nën Bayern-in kryesues.

Kurse Eintracht mbetet në vendin e katërt, me vetëm dy pikë më shumë se Dortmund, që tani e ndjenë shumë afër vendin në zonën Champions.

Për tu zhvilluar ka mbetur edhe ndeshja mes Stuttgart dhe Leipzig që java e 25-të të mbyllet, kurse renditja aktuale është kjo:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore