Seria A do të presë ditën e shtunë katër ndeshje për javën e 35 të saj. Në fushë do të zbresin dhe kampionët e rinj, Inter-i.
Ndeshjet që do të ngrenë siparin e kësaj jave në Serinë A janë: Spezia – Napoli dhe Udinese – Bologna.
Spezia renditet e 16 në Serinë A me 34 pikë, tre pikë më shumë se vendi i 18, që mbahet nga Benevento. Napoli renditet në vendin e pestë me 67 pikë, dy pikë më pak se Juventus-i dhe Milan-i që renditen më sipër dhe mbajnë dy vendet e fundit për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Udinese renditet në vendin e 11 me 39 pikë, po aq pikë ka edhe Bologna që renditet poshtë saj, në vendin e 12. Të dy ekipet janë tetë pikë larg zonës së rrezikut për të rënë në Serinë B.
Duke filluar nga ora 18:00, Inter-i do të presë Sampdoria-n. Zikaltrit tashmë janë kampionët e rinj të Serisë A. Sampdoria renditet në vendin e nëntë me 45 pikë, duke qenë në mesin e artë të tabelës.
Fiorentina dhe Lazio do të përballen në ndeshjen e fundit të ditës së shtunë në Serinë A, duke filluar nga ora 20:45. Vendasit kanë 35 pikë dhe renditen në vendin e 14, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria. Lazio renditet në vendin e gjashtë me 64 pikë, pesë pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve.
Ditën e diel do të luhen ndeshjet e tjera të jevës së 35 në Serinë A: Genoa – Sassuolo, Parma – Atalanta, Hellas Verona – Torino, Benevento – Cagliari, Roma – Crotone dhe Juventus – Milan.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor takohen të mërkurën në drekë pune