Sport

Nga Italia: Juventus i gatshëm të paguajë 50 milionë për Zaniolo, por me një kusht


Nicolo Zaniolo është prioriteti i radhës për Juventus-in në merkato. Pasi morën “ok” nga Paul Pogba dhe Angel di Maria, bardhezinjtë janë hedhur në sulm për talentin italian.

Sipas raportimeve nga “La Repubblica”, Juventus ka prnuar të paguajë shumën që Roma kërkon për të lënë të lirë Zanilio-n, 50 milionë euro.

Problemi mbetet vetëm te formula e pagesës. “Zonja e Vjetër” nuk dëshiron ta paguajë menjëherë, por të ndarë.

Juventus-i është gati të ofrojë 10-20 milionë euro për huazimin e lojtarit dhe 30-40 milionët e tjera për detyrimin e blerjes në fund të sezonit.

Nëse Roma do të pranojë kushtet e torinezëve, gjithçka mund të mbyllet shumë shpejt, duke qenë se lojtari e ka dhënë miratimin e tij për kalimin në “Allianz Stadium”.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore