Lajme

Nga e hëna shkollat në Prishtinë mbesin pa shërbime të punëtorëve teknikë


Shkolla “Faik Konica” në Prishtinë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se nga e hëna e 5 shkurtit shkollat do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknikë, kjo pasi që të njëjtit do të jenë në grevë për shkak të pagave.

Lajmin e ka bërë të ditur Azemi përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknik , pasi që ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta”.

Ai ka paralajmëruar se në rast se komuna s’do të vetëdijesohet as përmes grevës, komuna të angazhohet për gjetjen e punëtorëve të rijnë.

“Këta punëtorë kanë marrë vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme, ftojmë komunën që të gjejnë punëtorë të tjerë sepse këta më nuk do t’i kthehen punës me këto paga. Ky është vendimi i të gjithë punëtorëve në mënyrë unanime”.

Më 21 nëntor, mëngjesin e së martës, punëtorët teknikë të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe 9 shkolla në Prishtinë, kishin protestuar para Komunës së Prishtinës.

Kërkesë e tyre ishte që pagat e tyre të rritën në 450 euro, në rast se kjo nuk do të ndodhte për 2 javë punëtorët kishin paralajmëruar se do të largohen nga puna.

Një kërkesë të ngjashme punëtorët teknik, e kishin pasur edhe ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Premtimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, kishte ardhur si përgjigje ndaj kërkesës Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë, ku përfshihej rritja e pagave më së paku 450 euro dhe çdo stimulim i punëtorëve shëndetësorë publikë, të jetë edhe për kompanitë që kryejnë shërbime teknike në spitale dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) e gjithashtu t’u bëhet edhe pagesa e stazhit të punës.

Ata kishin kërkuar të largohet participimi për kontrollet që bëhen në institucionet shëndetësore të punëtorëve teknikë që kryejnë shërbime për spitalet në Kosovë, të kthehen nën menaxhim të spitaleve këta punëtorë dhe t’u mundësohet ushqim falas në mensat e spitaleve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore