
Neymar e ka bërë një postim emocionues pas largimit të Lionel Messi-t nga Paris Saint-Germain.
Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale, braziliani tha se ishte kënaqësi të luante me Messi-n, pavarësisht se nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar.
“Vëlla, nuk doli siç menduam, por provuam gjithçka. Ishte kënaqësi të ndaja edhe dy vite me ju. Të dëshiroj fat dhe lumturi në të ardhmen tënde. Të dua”, shkroi Neymar.
Hermano.. no salió como pensábamos pero intentamos de todo. Fue un placer compartir 2 años mas con vos.
Muchas suerte en tu nueva etapa y que seas feliz. Te quiero ❤️ #leomessi pic.twitter.com/6fkozlTUKi— Neymar Jr (@neymarjr) June 4, 2023
Kështu, shtatë herë fituesi i Topit të Artë largohet nga kryeqyteti francez pas një periudhe dyvjeçare, që prej se u transferua nga Barcelona me parametra zero.
Gjatë kësaj kohe, Messi ka luajtur në 75 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Parisit, prej të cilave ka shënuar 32 gola dhe ka dhuruar 35 asistime.
Sa i përket periudhës së kaluar me Neymar, përveç dy viteve në PSG, Messi e kishte bashkëlojtar brazilianin edhe për katër vite të tjera në kohën kur ishte në Real Madrid, nga viti 2013 deri në vitin 2017.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e trupave serbe pranë kufirit: Të gatshëm t’ia sigurojmë burimet KFOR-it
-
Suficiti buxhetor i Shqipërisë trefishohet në tetë muajt e parë të 2023-it
-
The Times: Trupat britanike në gatishmëri për të ulur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë
-
Shtetet e Bashkuara i treguan “kufijtë” Serbisë, përmes të gjitha rrugëve diplomatike