![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/04/1.jpg)
Pjesa e parë e ndeshjes mes Newcastle dhe Tottenham në Premier League përfundoi me epërsinë e thellë të këtyre të parëve, me rezultat 5:0.
Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Newcastle, të cilët arritën të shënojnë tre gola në 10 minutat e para.
Goli i parë erdhi në minutën e dytë me anë të Jacob Murphy-t.
Katër minuta më pas Joelington shënoi për të dyfishuar epërsinë.
Nuk kaluan as tre minuta pas golit të dytë, dhe Murphy arriti golin e tij të dytë personal, dhe të tretin të ekipit.
Në minutën e 19-të, Alexander Isak shënoi për deklasimin e Tottenham.
Pas vetëm dy minutave, ishte përsëri Isak i cili shënoi golin e pestë dhe të fundit te pjesës së parë.
Me këtë fitore, Newcastle do kalojnë në pozitën e tretë me 59 pikë, ndërsa Tottenham në vendin e pestë me 53 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Prokuroria e Tiranës i dërgon dosjen e ’21 Janarit’ SPAK-ut
-
Rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit – Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-BE-BERZH
-
Obama mbështet hapur Harris: Do të bëhet një presidente fantastike e SHBA-ve
-
Sveçla për Enver Zymberin: U kthye në shembullin e motivin e qindra vajzave dhe djemve të Kosovës