Newcastle United shpreson të nënshkruajë me yllin e Palmeiras, Giovani, raporton media ESPN.
18-vjeçari raportohet të ketë një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro në kontratën e tij dhe Newcastle janë të gatshëm t’i paguajnë ato para për ta transferuar atë.
Ajax dhe Bayer Leverkusen thuhet gjithashtu se janë të interesuar për anësorin e djathtë, i cili është edhe pjesë e Kombëtares së Brazilit U20.
Ai ka qenë jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, por tani ai është kthyer në gjendje që një klub evropian mund të përpiqet ta nënshkruajë atë përpara përfundimit të merkatos.
Nescastle kanë nënshkruar edhe me portierin, Nick Pope dhe po mundohen të ndërtojnë një ekip që mund të luaj në gara evropiane sezonin e ardhshëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Lufta në Ukrainë me një milion viktima, Ivan Krastev: Sa njerëz mund të humbni para se të humbni të ardhmen?
-
Papunësia në BE vetëm 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe